Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se nëse Lista Serbe do të ishte pjesë e qeverisjes nuk do të bëheshin të gjitha zhvillimet në veri të Kosovës.
Konjufca para anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosjes ka thënë se nëse Lista Serbe do të ishte pjesë e qeverisjes, do të nuk doo të ishte e mundur të ndodhnin disa zhvillime, qysh ka qenë nëpër pushtetet e kaluara.
“Për mu bo kjo forcë e gjallë, për mu bo forcë shtytëse e Republikës së Kosovës, kjo ka qenë për shkak se populli ka vendos edhe e ka marrë atë orientim politik sepse ka besu në të. Pastaj I kemi parë të gjitha këto zhvillime në pjesë veriore të Kosovës si luftë legjitime e Republikës së Kosovës për sovranitet, për shtetësi. Kjo kurrë nuk do të kishte mundur të ndodhë nëse Lista Serbe do të kishte qenë pjesë vendimtare e qeverisjes, qysh ka qenë nëpër pushtetet e kaluara”, ka thënë ai.
Tutje ai ka thënë se populli i Kosovës është inteligjentë, e ka kuptuar se duhet një mobilizim I madh për me largu Beogradin nga Kosovës.
“Po populli e ka kuptu këtë, populli jonë është inteligjentë, e ka kuptu se duhet një mobilizim shumë i madh, krejt mu qu me fitu atë 51% që Beogradin me largu prej Kosovës”, ka thënë Konjufca.