Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, bëri homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak të Shtimes, në nderim të 45 shqiptarëve të vrarë e masakruar 23 vite më parë nga forcat serbe.
Kryekuvendari Konjufca tha se jo vetëm që duhet kujtuar vazhdimisht tragjedia dhe gjenocidi që ka ndodhë në vendin tonë, por mbi të gjitha duhet respektuar edhe ata të cilët ishin në frontin e luftës për dokumentimin e këtyre krimeve.
“Pa dokumentimin e krimeve, as bota nuk do ta dinte se çfarë masakrash po ndodhnin në Kosovë gjatë viteve ’98-99. Lufta, përveç dimensionit ushtarak, ka edhe frontin e dokumentimit dhe faktimit, në mënyrë që arena ndërkombëtare ta kuptonte përmasën e gjenocidit në vendin tonë”, tha Konjufca.