image Konjufca: LDK-në e presim deri në fund të muajit gusht

Kosovë

Afat/ Konjufca: LDK-në e presim deri në fund të muajit gusht

news image

Konjufca ka shtuar se kusht për Vetëvendosjen është posti i kryeministrit i cili sipas tij duhet t`i takojë Albin Kurtit ndërsa LDK-së posti i kryeparlamentarit dhe i presidentit pas përfundimit të mandatit të presidentit aktual Hashim Thaçi.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca  ka deklaruar se subjekti politik të cilit i takon e pret Lidhjen Demokratike të Kosovës më së largu deri në fund të muajit gusht që të vendos rreth lidhjes së koalicionit të përbashkët parazgjedhor.

Ai ka thënë se nuk ka kohë për të humbur më pasi fillon faza e intensifikimit të përgatitjeve dhe e fushatës për zgjedhjet parlamentare

“Pas 23 gushtit ne nuk e presim më shumë LDK’në, ndoshta vetëm edhe nja 2-3 ditë tjera”, ka thënë Konjufca për një emision televiziv.

Ai tha se koalicioni VV –LDK është zgjidhja më e mirë për vendin. Dje pasdite Konjufca së bashku me aktivistin e kësaj partie Besnik Bislimi janë takuar më anëtarët e kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti dhe Kujtim Shalën, në përpjekje për të gjetur një pajtim mes të dyja palëve. Ky takim ka pasuar atë mes liderëve Albin Kurti dhe Isa Mustafa.

 Ai thotë se pritet një takim tjetër mes tyre, e që duhet të jetë definitiv.

“Jemi marrë vesh që takimi i ardhshëm me qenë i prerë dhe të mbahet ditëve në vijim”, thotë Konjufca

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka shtuar se kusht për Vetëvendosjen është posti i kryeministrit i cili sipas tij duhet t`i takojë Albin Kurtit ndërsa LDK-së posti i kryeparlamentarit dhe i presidentit pas përfundimit të mandatit të presidentit Hashim Thaçi. / Sinjali/