image Konjufca kërkon nga Administrata e Kuvendit që t’ua ndalë mëditjet Listës Serbe

Politikë

Konjufca kërkon nga Administrata e Kuvendit që t’ua ndalë mëditjet Listës Serbe

news image

Dhjetë deputetët e Listës Serbe, janë rikthyer sot në Kuvendin e Republikës, pas pesë muajsh mungesë në seancat parlamentare. Por në seancën e Kuvendit të Kosovës, këta deputet qëndruan vetëm pak minuta.

Ata fillimisht u nënshkruan në listën e evidencës së deputetëve, e menjëherë pas nënshkrimit u larguan nga seanca. E si nënshkrues të listës, deutetët e Listës Serbe edhe mund t marrin mëditjen për ditën e sotme.

E ndaj kësaj situatate, reagoi kreu i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca.

Konjufca theksoi se veprimi i tillë është i ulët. Ai kërkoi nga administrata e Kuvbendit që ‘tua ndalë mëditjet e sotme këtyre deputetëve.

“Para se të dalim tek debati, dëshiroj që të them se ajo që bëri lista serbe sot me ardhjen pas pesë muajshe sa ditëve në Kuvendin e Kosovës vetëm për tu nënshkruar, është sjellja më e papërgjegjshme që mund ta shohim këtu në Kuvendin e Kosovës. Ata qëndruan në me pak se 10 minuta këtu në Kuvend dhe dolën menjëherë. Andaj më e pakta që mund të kërkoj nga administrata sot është që të privohen nga mëditjet e sotme,”- ka deklaruar Konjufca.

/GazetaSinjali/