image Konjufca: Kam pritur kontestimin e votës së Arifit por jo edhe shpalljen e zgjedhjeve - Sinjali

Konjufca: Kam pritur kontestimin e votës së Arifit por jo edhe shpalljen e zgjedhjeve

news image

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është shprehur se ky subjekt politik ka besuar se kauza e ngritur në Gjykatën Kushtetuese ka qenë e drejtë, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, sipas Konjufcës, ai ka pritur që kjo Gjykatë ta konstatonte vetëm mungesën e legjitimitetit të votës së deputetit Etem Arifi, por jo që do t’i shpallë zgjedhjet.

“Unë kam menduar se Gjykata do ta konstatonte vetëm mungesën e legjitimitetit të votës së deputetit Etem Arifi, por nuk kam pritur se gjykata do t’i shpallë zgjedhjet”, tha Konjufca në TV Dukagjini.

Po ashtu, Konjufca tha se LVV nuk është pajtuar shumë herë me vendimet e kësaj Gjykate por që kësaj here vendimi i saj ka mbështetur pretendimin e Vetëvendosjes.

“Kushtetuesja nuk është fare profesionale pasi ka krijuar pasoja që tashmë po mundohet t’i përmirësojë”, tha ai ndër të tjera./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin