image Konjufca: Isa Mustafa ka kërkuar favor që ta zgjedh i pari ministrinë, kusht të cilin VV e pranoi

Politikë/ Konjufca: Isa Mustafa ka kërkuar favor që ta zgjedh i pari ministrinë, kusht të cilin VV e pranoi

news image

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvëndosje ka deklaruar se marrëveshja për bashkëqeverisje nuk është finalizuar pasi LDK kushtëzoi këtë marrëvëshje për Qeverinë dhe Kuvendin edhe me pozitën e Presidentit.

“Nuk e prisnim këtë gjë se sic e dini këto zgjedhje kanë qenë parlamentare. Presidenti është jashtë kësaj pune se nuk është i përputhshëm më zgjedhjet parlamentare.”, ka thënë Konjufca.

Ai ka shtuar se pozita e Presidentit është krejtësisht e pavarur me Kushtetutë. Sipas tij, kjo pozitë ndonëse jo si e kryeministrit prapëseprapë ka  kompetenca dhe është shumë e rëndësishme

Konjufca tha se janë befasuar me kreun e LDK-së, sepse në fazën e parë të takimit, sipas tij, Isa Mustafa është pajtuar që të shkohet me zgjedhjen e Qeverisë dhe ministrive.

Ai tha se kreu i LDK-së ka kërkuar një favor që të ketë mundësi të zgjedh ministrinë e parë që dëshiron ta ketë LDK. Ai tha se ky kusht është pranuar nga Vetëvendosje ndërsa sipas Konjufcës, Isa Mustafa zgjodhi ministrinë e Punëve të Brendshme./ Gazeta Sinjali/