image Konjufca ia ndalon hyrjen në Kosovë sekretarit të Zyrës së presidentit Vuçiq

Kosovë

Anulimi/ Konjufca ia ndalon hyrjen në Kosovë sekretarit të Zyrës së presidentit Vuçiq

news image

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e ka refuzuar gjatë ditës së sotme kërkesën e sekretarit të përgjithshëm të Zyrës së Presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviq, që ta vizitojë Republikën e Kosovës, më 14 mars.

Bëhet e ditur se kërkesa është refuzuar për shkak të arrestimit të padrejtë dhe mbajtjes së vazhdueshme në paraburgim nga autoritetet e Beogradit, të qytetarit të Republikës së Kosovës, Nezir Mehmetaj.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, kërkesat e tilla do t’i shqyrtojë vetëm pas lirimit të Nezir Mehmetaj, i cili u arrestua nga policia serbe më 4 janar 2020, në Merdare, derisa po kthehej nga Zvicra në Kosovë, me pretekstin për kinse krime lufte.