image Konjufca i reagon deputetes së LVV-së që e quajti “kryesues i seancës”

Politikë

Konjufca i reagon deputetes së LVV-së që e quajti “kryesues i seancës”

news image

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca edhe sot ka shkaktuar të qeshura në seancën e Kuvendit.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Sadiku teksa e mori fjalën, Konjufcës iu drejtua me kryesues i seancës.

“Përshëndetje për kryesuesin e seancës, kabinet qeveritar, kolegë deputetë, media të shkruara..”, ka thënë Sadiku.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i Konjufcës, që ia rikujtoi asaj që është kryetar i Kuvendit dhe jo kryesues i seancës.

“Unë jam kryetari Mirlindë”, ia ktheu Konjufca.

Pas kësaj deklarate të Konjufcës, deputetja e VV-së i kërkoi falje atij.

“Um fal kryetari pra”, tha Sadiku. 

/GazetaSinjali/