image Konjufca për shkarkimin e Veliut: E ka merituar, ky vendim ka flejt në zemrën e çdo qytetari

Kosovë

Deklarata/ Konjufca për shkarkimin e Veliut: E ka merituar, ky vendim ka flejt në zemrën e çdo qytetari

news image

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka thënë se shkarkimi i ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliut, ishte një vendim i duhur.

Konjufca tha se Veliu e kishte merituar shkarkimin.

“Agim Veliu e ka marr atë që e meriton. Ky vendim mendoj që ka flejt në zemren e çdo qytetari. Për një ministër e prishi krejt qeverisjen. Ne nuk mund t’i përzihemi LDK-së, ajo vendos se a e ka mirë ministri i saj. Nuk ka lidhje me diktaturë, është procedura më demokratike në botë. Një ministër e ka mision për të obstruktuar kryeministrin. Krejt çfarë e kemi ditur se ai ishte në krye të grupit që ishte kundër koalicionit me Vetëvendosjen” ”, ka deklaruar Konjufca për Ktv./Gazeta Sinjali/