image Konjufca flet nga Haga: Specialja është bërë prej zorit, puna e saj ka defekte

Drejtësi

Konjufca flet nga Haga: Specialja është bërë prej zorit, puna e saj ka defekte

news image

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili gjatë ditës së sotme po qëndron në Hagë, për t’i vizituar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët gjenden në paraburgim, ka thënë se institucionet e Kosovës e shohin me shqetësim Gjykatën Speciale.

Konjufca thotë se kjo Gjykatë nuk është bërë prej qefit, por prej zorit, duke shtuar se edhe ata që kanë votuar pro, e kanë bërë me idenë se nëse nuk bëhet prej Kosovës, do të bëhet prej Kombeve të Bashkuara dhe kështu Kosova përsëri do të pësonte.

“Me iu thënë të drejtën ne si Kosovë i shohim me shumë shqetësim. Shqetësuese ka qenë vet ekzistenca themelimi i kësaj Gjykate. Edhe ata që kanë menduar që është e pashmangshme edhe ata kanë pasur vërejtjet e veta në atë kohë kur është themeluar“, ka thënë kryeparlamentari Konjufca.

Sipas tij asgjë nuk u bë nga qefi, sepse ka qenë një Gjykatë e zorit.

“Pra nuk është se është bërë prej qefit, ka qenë një far gjykate e zorit më thënë të drejtën, edhe ata që e kanë ngritur dorën kanë menduar se po të mos të bëhej prej Kosovës do të bëhej prej Kombeve të Bashkuara dhe prapë së prapë Kosovë do të pësonte”, ka shtuar Konjufca për RTK.

Tutje, ai ka shfaqur prapë kritika ndaj kësaj Gjykate, duke thënë se po bëhen dy vite që krerët e UÇK-së janë në paraburgim, ndërsa procesi gjyqësor nuk ka filluar ende.

Puna e saj deri tashmë ka shumë defekte. Ajo që menjëherë ta merr vëmendjen, është se po bëhen dy vjet që këta janë të izoluar dhe procesi gjyqësor nuk po fillon“, ka përfunduar Konjufca.

/GazetaSinjali/