Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka pranuar Raportin e Progresit për vitin 2024 nga ambasadori i BE-së, Aivo Orav.
Orav ka theksuar se ky dokument vlerëson zhvillimet e ndryshme përgjatë periudhës raportuese dhe sfida për të ardhmen.
Ndërkaq, Konjufca ka theksuar se ky raport do të ketë rol orientues në punën e Kuvendit të Kosovës.
“Pasi falënderoi ambasadorin Orav për punën në përpilimin e raportit dhe angazhimin e BE-së në Kosovë, kryetari Konjufca u shpreh se angazhimi për avancim në drejtim të agjendës së integrimeve evropiane do të vazhdojë.
Kryetari Konjufca tha se ashtu si në periudhat e mëhershme, edhe ky raport do të ketë rol orientues në punën e Kuvendit të Kosovës dhe nënvizoi synimin për arritjen e objektivave të përcaktuara, të cilat do të ndiqet me përkushtim”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Kuvendi i Kosovës.