image Konjufca del kundër këshilltarit të Kurtit ndaj deklaratës për luftën e UÇK-së

Reagim/ Konjufca del kundër këshilltarit të Kurtit ndaj deklaratës për luftën e UÇK-së

news image

Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, është pyetur për deklaratën e Shkelzen Gashit, i cili deklaroi se pjesëtarët e UÇK-së kanë kryer krime lufte.

Me deklaratën e këshilltarit të Kurtit, Konjufca thotë se nuk pajtohet duke konfirmuar se po të ishte këshilltar i tij do ta shkarkonte.

“Nuk isha pajtu me një këshilltar të tillë dhe natyrisht nuk kishte qenë në kabinetin tim”, tha Konjufca në ‘Debat Plus’, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai tha se me pretendimet e Gashit nuk është pajtuar që nga viti 2002.

Poashtu Konjufca tha se e njeh më mirë se Gashi raportin e Dick Martyt. /Gazeta Sinjali/