Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjfuca, ka komentuar deklaratat e Xhavit Drenorit i cili është shprehur tejet i pakënaqur me mos futjen në listën e VV-së për kandidat të deputetit të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se është ndier i tradhtuar nga VV për shkak se nuk është futur në këtë listë. Madje, ka thënë se Albin Kurti as nuk i është përgjigjur mesazheve të tij.
Për këtë çështje Konjufca, ka thënë në RTV Dukagjini se Drenori nuk ka dashur të futet në këtë listë, por pasi që ka parë një person në këtë listë ka kërkuar të futet në listë.
“Unë kinse më ke thirr me e shpjeguar listën. Jo mund të ketë problem Xhavit Dranori me sa kam qenë i informuar sepse nuk është detyra ime më sublime me u merr me Xhavit Drenorin për shkak se kam gjëra më të rëndësishme”.
“Me sa u informova ka kërkuar fillimisht vet që të mos jetë kandidat dhe më pas kur e ka parë një person tjetër në listë ka ndodhur shpërthimi i tij për të cilin kam dyshime se e meriton për këtë emision”, ka deklaruar Konjfuca./Sinjali/