image Konjufca: Brenda KEK-ut ka indikacione të krimit të organizuar - Sinjali

Politikë/ Konjufca: Brenda KEK-ut ka indikacione të krimit të organizuar

news image

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka folur rreth shkarkimit të Bordit të Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe kryeshefit të kësaj ndërmarrje, Njazi Thaçi, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Konjufcës, në bazë të raporteve ndërkombëtare në KEK ka indikacione të krimit të organizuar.

“Malvezimet që janë në KEK, mënyra qysh janë manipulu tenderët, cilat firma marrin tenderë dhe cilat parti politike ia kthejnë këto firma paratë, që janë edhe në raporte ndërkombëtare të konstatuara, kjo është problem shumë i madh dhe aty ka indikacione të qarta të krimit të organizuara. Kështu, që LVV në qeverisjen e saj e ka synu këtë pastrim të elementeve që ka indikacione që janë të lidhur me krimin e organizuara”, ka thënë ministri në detyrë i MPJD-së.

Sipas Konjufcës, vetëm 5 ose 10 % e anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike në vend janë profesionalë dhe apartiakë, të tjerët, thotë ai, janë me libreza partike dhe me aktakuza për vjedhje të tenderëve e kurdisje të tyre.

“Tash mos t’ju hyjmë në hak bordeve në përgjithësi. Unë nuk e kontestoj faktin që në këto borde mundet me qenë ndonjëri edh eshumë profesional, jopartiak. Ka edhe të tillë, ka në çdo bord të tillë, që janë profesioanlë që nuk kanë asnjë liberzë partiake. Por, me të vërtetë po ju grantoj që këta janë të rrallë, këta janë 5%, hajde maksimumi 10% e bordeve aktuale. 90% qysh është e mundshme që me e pas një korelacion që po e kanë një librezë të caktume partiake edhe që po përfundojnë me verpra penale, aktauza për vjedhje të tenderëve, për kurdisje”, tha Konjufca në Dukagjin./Gazeta Sinjali/

1:27


Shpërndaje artikullin