Kongresistja amerikane Lisa McClain, ka thënë se SHBA-ja duhet të qëndrojë pranë Kosovës dhe se çdo agresion kundër Kosovës nga “shtetet e mbështetura nga Rusia është kërcënim ndaj sigurisë globale”.
Kongresistja nga partia Republikane ka thënë se Kosova prej kohësh ka qenë aleate e fuqishme e SHBA-së dhe NATO-s.
“Kosova ka qenë prej kohësh aleate e fuqishme e SHBA-së dhe NATO-s, dhe bota e lirë është e përkushtuar ndaj sovranitetit të saj. Çdo agresion kundër Kosovës nga shtetet e mbështetura nga Rusia është i papranueshëm dhe kërcënim ndaj sigurisë globale. SHBA-ja duhet të qëndrojë pranë Kosovës”, ka shkruar McClain në platformën “X”.
Kosovo has long been a strong ally of the United States and NATO, and the free world is committed to their sovereignty. Any aggression against Kosovo by Russian-backed states is unacceptable and a threat to global security. The United States must stand by Kosovo.
— Representative Lisa McClain (@RepLisaMcClain) October 2, 2023
Ndryshe, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Matthew Miller, ka theksuar se SHBA-ja nuk kanë verifikuar tërheqjen e personelit dhe pajisjeve ushtarake të Serbisë afër kufirit me Kosovën.
“Ne kemi parë raportet se Serbia ka tërhequr pajisjet e personelit ushtarak larg kufirit. Ne ende nuk i kemi verifikuar ato në mënyrë të pavarur dhe do të kërkojmë konfirmim të mëtejshëm, por nëse është e vërtetë, ky do të ishte një hap i mirëpritur”. – deklaroi ai gjatë konferencës ditore për shtyp e Departamentit të Shtetit.
Ndërkohë, ai theksoi se Uashingtoni është i shqetësuar për rritjen e tensioneve në veri të Kosovës dhe bëri thirrje që palët që t’i kthehen në dialogut të lehtësuar nga BE.
“Ne vazhdojmë të jemi të shqetësuar për ciklin e rritjes së tensioneve dhe dhunës sporadike në veri të Kosovës dhe inkurajojmë të dyja palët t’i kthehen në dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”. – deklaroi ai.