image Konflikti mes dy familjeve në Drenas që përfundoi me vrasje/ Pas më shumë se 1 viti kapet i dyshuari i katërt

Siguri

Konflikti mes dy familjeve në Drenas që përfundoi me vrasje/ Pas më shumë se 1 viti kapet i dyshuari i katërt

news image

Në gusht të vitit të kaluar në fshatin Nekoc të Drenasit u vra ish-ushtari i UÇK-së, Qamil Demiri. Të dyshuar për vrasjen e tij ishin katër persona, tre nga të cilët pasi ishin arratisur, ishin vetëdorëzuar në polici. Ndërsa sot, Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë edhe të dyshuarin e katërt lidhur me këtë rast

Në njoftimin e policisë është bërë e ditur se i dyshuari është arrestuar në rrugën “Tringë Smajli” në Prishtinë.

“I dyshuari i katërt I.S., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar) që nga ajo ditë ndodhej në arrati. Lënda është dërguar në prokurori me kallëzim penal ndaj të dyshuarave, ndërsa nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, është lëshuar URDHËR ARREST ndaj të dyshuarit I.S..

Sot, më 06.10.2021, rreth orës 09:30, në rrugën ‘Tring Ismaili’ Prishtinë nga hetuesit policorë është arrestuar i dyshuari I.S., në banesën ku ka qenë duke jetuar. Të dyshuarit në banesë i është gjetur një pistoletë me një karikator me 3 fishekë. I njëjti është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare dhe me aktvendim mbi ndalimin nga prokurorja e rastit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.”

/GazetaSinjali/