image Konflikt mes dy të rinjve në Korçë, një person plagoset rëndë me thikë

Shqipëri

Konflikt mes dy të rinjve në Korçë, një person plagoset rëndë me thikë

news image

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një lagje të Korçës, ku një konflikt mes dy të rinjve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Gjatë përleshjes njëri prej personave të përfshirë është goditur me thikë dhe ka marrë plagë të rënda. I riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e konfliktit dhe për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes.

Autoritetet po punojnë për identifikimin e personave të përfshirë dhe sqarimin e dinamikës së përplasjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/