image Konflikt mes dy nxënësve të shkollës ‘Ali M.Hasi’ në Gjakovë, intervenon Policia

Siguri

Konflikt mes dy nxënësve të shkollës ‘Ali M.Hasi’ në Gjakovë, intervenon Policia

news image

Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Nxënësit dhe Drejtoritë shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që ndodhin brenda hapësirave të shkollave, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në shkollën fillore të mesme të ulët ‘Ali M.Hasi’ në fshatin Cërmjan të Gjakovës.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se brenda pushimit mes orëve, dy nxënës janë konfrontuar në tualetin e shkollës, me ç’rast njëri nga ta dyshohet ta ketë goditur bashkëmoshatarin e tij.

I mituri është dërguar në spital dhe ndërkohë është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Sulm’.

/GazetaSinjali/