image Konflikt familjar në Gjakovë: Kunati sulmon me shishe qelqi dhe kërcënon gruan e vëllait

Siguri

Konflikt familjar në Gjakovë: Kunati sulmon me shishe qelqi dhe kërcënon gruan e vëllait

news image

Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës denoncohen raste të dhunës në familje, ku viktima janë kryesisht gratë, të cilat përjetojnë dhunë qoftë nga bashkëshortët, apo edhe familjarët e tjerë. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në fshatin Rogovë të Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se këtë herë një grua ka përjetuar dhunë nga kunati i saj, vëllai i bashkëshortit, i cili po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht me shishe qelqi, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Burimet brenda Prokurorisë thonë se gruaja e ka njoftuar Policinë se përveç dhunës që ka përjetuar, kunati i saj edhe e ka kërcënuar, derisa ishte në gjendje të dehur.

Posa Policia është njoftuar për rastin është aktivizuar, me ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

/GazetaSinjali/