image Konfiskohen mbi 1 ton drogë në Shkup

Rajon

Konfiskohen mbi 1 ton drogë në Shkup

news image

Policia në Maqedoni mbrëmë ka zhvilluar një aksion anti-drogë ku janë konfiskuar mbi 1 tonë drogë.

Droga është gjetur në një depo në rrethinën e Shkupit, konkretisht në Butel.

Ky aksion është zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike – Kavadar.

Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski, raporton Alsat-M.

“Është privuar nga liria një person, ndaj të cilit do të ngritët padi adekuate në bazë të nenit 215, alineja 1, nga Kodi Penal. Hetimi është në zhvillim e sipër për të zbuluar edhe përfshirjen e personave të tjerë në tregtinë e paligjshme me marijuanë”, tha Tasevski.