image Konfiskohen afër gjysmë milioni euro ari dhe argjend në disa argjendari të Prizrenit

Siguri

Konfiskohen afër gjysmë milioni euro ari dhe argjend në disa argjendari të Prizrenit

news image

Doganës e Kosovës dhe ATK kanë kryer një operacion të përbashkët kontrolli në pesë argjendari në qytetin e Prizrenit, gjatë ditës së djeshme. Aksioni i zhvilluar rezultoi me konfiskimin e afër gjysmë milioni mallra të kontrabanduara, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimin, janë konfiskuar 10 kg ari pa dokumentacion të rregullt dhe 3 kg argjend pa dokumentacion të rregullt, ku vlera totale e tyre arrin rreth 450,000.00 euro.

“Kontrollet u kryen në disa lokacione të ndryshme brenda qytetit të Prizrenit.” – thuhet në njoftimin e doganës.

/GazetaSinjali/