image Konfirmohet: Vdes një person nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Kosovë

Konfirmohet: Vdes një person nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

news image

Një person ka vdekur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, i cili tha se një person nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve.

“4 persona kane ardhur në emergjencë, përkundër kujdesit maksimal nga stafi mjekesor, 1 ka vdekur nuk ka arrite t’u mbijetoj plagëve. 3 të tjerët janë duke u ekzaminuar nga stafi mjekësor i Klinikes Emergjente”, ka deklaruar Fazliu.

Po ashtu edhe Policia e Kosovës pak më herët ka konfirmuar rastin për Sinjalin.

Flora Ahmeti, zyrtare për media në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar për Sinjalin se katër persona kanë mbetur të plagosur.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Për çdo detaj rreth rastit do te njoftoheni me kohe”, ka deklaruar Ahmeti./Sinjali/