image Konfirmohet vdekja e këngëtarit amerikan Oliver Tree

Botë

Konfirmohet vdekja e këngëtarit amerikan Oliver Tree

news image

Këngëtari amerikan Oliver Tree ka humbur jetën në një aksident tragjik me helikopter në Rio de Zhaneiro të Brazilit, ku vdiqën gjithsej gjashtë persona.

Policia braziliane konfirmoi se 32-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit ishte Oliver Tree Nickell, ishte në mesin e viktimave të përplasjes së dy helikopterëve në ajër më 14 qershor. Në aksident humbën jetën edhe YouTuberi 23-vjeçar Gaspar Prim, i njohur si Gaspi, si dhe katër persona të tjerë, ka raportuar USA Today.

“Trupi i fundit që u identifikua ishte ai i amerikanit Oliver Tree”, thuhet në deklaratën e policisë.

Sipas autoriteteve, dy helikopterët u përplasën në ajër dhe më pas ranë në parkingun e një shitësi automjetesh elektrike, duke shkaktuar një zjarr të madh që përfshiu të paktën 20 vetura.

“Helikopterët u përplasën në ajër dhe u rrëzuan në parkingun e një kompanie të automjeteve elektrike, duke shkaktuar një zjarr që përfshiu të paktën 20 automjete”, kanë deklaruar autoritetet.

Hetimet për shkakun e aksidentit vazhdojnë.

Oliver Tree kishte performuar në Sao Paulo më 6 qershor në kuadër të turneut të tij “Love You Madly, Hate You Badly”, ndërsa koncerti i radhës ishte planifikuar të mbahej në Lisbonë më 1 korrik.

Artisti nga Kalifornia u bë i njohur në mbarë botën me hitin “Life Goes On” në vitin 2021, i cili u bë shumë popullor në TikTok. Ndër këngët e tij më të dëgjuara janë edhe “Miss You” dhe “Alone in a Crowd”.

Në biografinë e tij në platformën Spotify, ai e përshkruante veten si “një vokalist, producent, shkrimtar, regjisor dhe artist performues”, që eksploronte “pikëtakimin mes muzikës pop dhe asaj alternative”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/