Disa ditë mëparë Efi një nga konkurentet e Big Brother VIP, akuzoi opinionisten Zhaklin Lekatari, se i ka ushtruar presion të mos flas dhe të mos shpreh opinionin e saj gjatë publicitetit të prime.
Madje u publikuan edhe disa mesazhe nga miq të Efit. Por e vërteta nuk u sqarua asnjëherë.
Këtë vendosi ta bëjë së fundmi një ish-konkurent i shtëpisë së Big Brother VIP, Shpat Kërleshi.
Moderatori ka qenë i ftuar në emisionin e Ester Bylyku në ‘Glamour Zone’, ku rrëfeu se çfarë ka ndodhur gjatë asaj mbrëmje.
I pyetur nga Ester nëse vërtetë ka ndodhur një debat mes Zhaklinës dhe Efit, Shpati u përgjigj:
“Po, është e vërtetë. Në atë moment, unë kisha dalë nga studio, nuk isha aty, sepse ishte publicitet. Erdha nga fundi, i gjeta duke debatur por shumë pak. Madje nuk arrita ta kuptoja për çfarë po diskutonin, por është e vërtetë që ka patur një debat mes tyre.”/Oranews