image Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Irlandë

Botë

Shëndetësi/ Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Irlandë

news image

Është konfirmuar rasti i parë i Koronavirusit edhe në Irlandën e Veriut. Shteti ka nisur kërkimin e të gjithë personave që kishin qenë në kontakt të ngushtë gruan e infektuar, thanë zyrtarët.

Gruaja ishte në Itali këtë javë dhe nga aeroporti i Dublinit udhëtoi për në Irlandën Veriore.

Zyrtarët shëndetësorë në të dy anët e kufirit irlandez kanë nisur gjurmimin e pasagjerëve që kanë qenë afër saj.

Agjencia e Shëndetit Publik (PHA) tha se 93 teste të koronavirusit janë bërë në Irlandën Veriore dhe 92 ishin negative. /Gazeta Sinjali/