image Konfirmohet rasti i parë i koronavirusit në Bosnjë e Hercegovinë

Rajon

Rajon/ Konfirmohet rasti i parë i koronavirusit në Bosnjë e Hercegovinë

news image

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, më saktësisht në territorin e Republikës Srpska, është konfirmuar rasti i parë i infeksionit me koronavirus, kanë konfirmuar autoritetet shëndetësore.

Sipas mediave lokale, ministri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Alen Seranic do t’i drejtohet publikut përmes një konferencë për shtyp.

Deri më tani, në Federatën e BeH nuk është regjistruar asnjë rast i sëmundjes së koronavirusit të ri (covid-19), por 259 persona janë nën mbikëqyrjen mjekësore ose epidemiologjike për shkak të arsyeve paraprake, njoftoi Ministria Federale e Shëndetësisë.

Përndryshe, Këshilli i Ministrave i BeH do të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme sot, e dyta me radhë. Ekzistojnë vetëm dy çështje në rendin e ditës: koronavirusi dhe migrantët.

Rajoni i Ballkanit Perëndimor është në fokus të veçantë për shkak të përhapjes së këtij virusi vdekjeprurës në Itali, shtet ky i cili u shndërrua në vatër të koronavirusit në Evropë.

Kujtojmë se ka shkuar në afro 3 mijë e 300 numri i viktimave nga epidemia e koronavirusit nëpër botë, ndërsa mbi 95 mijë veta janë konfirmuar të infektuar. Pas Kinës, Koresë Jugore dhe Italisë, edhe SHBA-ja druhet se është para rrezikut të përhapjes së sëmundjes./GazetaSinjali/