Gazeta Sinjali mëson nga burime brenda organeve të rendit se një rast i tentim vrasjes është regjistruar sot në komunën e Vitisë, ku dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se gjatë incidentit është përdorur armë zjarri, duke rrezikuar jo vetëm jetën e viktimës së identifikuar tashmë, por edhe sigurinë e të tjerëve në vendin e ngjarjes.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se deri tash për rastin janë identifikuar pesë persona të përfshirë në incident. Kjo ka bërë që rasti të trajtohet edhe si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar Policia e Gjilanit, e cila tha se “njësitet janë në terren duke u marrë me rastin”, dhe se për momentin nuk ka informacione të tjera.
Gazeta Sinjali merr vesh se Policia akoma është duke grumbulluar prova dhe duke identifikuar dëshmitarë për rastin që tronditi Vitinë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!