Gazeta Sinjali ka raportuar më parë për një ngjarje tragjike ku një person është gjetur i vdekur, dhe se dyshimet e para janë se viktima është goditur nga rryma elektrike.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tij në Pejë, ku fillimisht është gjetur pa shenja jete.
Sinjali ka mësuar se viktima është Shani Kasapi, ish-referent në Gjykatën Themelore të Pejës.
Derisa, për Gazetën Sinjali rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 18:30, Policia është njoftuar se në rrugën Rozafa në Pejë, një person është pa shenja jete. Policia menjëherë kanë dalë në vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit dërgohet në IML-Prishtinë, për obduksion”, tha Rugova.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!