image Konfirmohet raportimi i Sinjalit për arrestimin e nipit të Haxhi Avdylit në aksionin e Krimeve Kibernetike në Prizren

Siguri

Konfirmohet raportimi i Sinjalit për arrestimin e nipit të Haxhi Avdylit në aksionin e Krimeve Kibernetike në Prizren

news image

Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin e Sinjalit lidhur me operacionin e zhvilluar dje në Prizren, ku është arrestuar një person i dyshuar për vepra penale të natyrës kibernetike.

Siç raportoi Sinjali nga aksioni është arrestuar Hektor Avdyli, nipi i ish-deputetit Haxhi Avdylit.

Sipas Policisë, personi i dyshuar, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për persona të tjerë, dyshohet se ka siguruar në mënyrë të paautorizuar të dhëna të kartelave bankare dhe të dhëna personale, kryesisht të shtetasve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tutje, Policia ka bërë të ditur se këto të dhëna dyshohet se i ka vënë në dispozicion për qëllime keqpërdorimi, duke i vendosur në platforma të caktuara online.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti vazhdon të jetë në proces të mëtejmë hetimor.

Gjatë kontrollit, sipas Policisë dhe Prokurorisë Speciale, janë sekuestruar edhe prova relevante për rastin.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/