Tashmë është konfirmuar se do të zhvillohet ndeshja e madhe e boksit në mes Tyson Fury dhe Dillian Whyte.
Fury do ta mbrojë titullin e tij në peshën e rëndë WBC kundër një kundërshtari mjaft të vështirë siç është Dillian Whyte.
Nga kjo përballje Fury pritet t’i fitojë 25 milionë funte kurse Whyte do të marrë rreth 6 milionë funte.
Deri më tani data e kësaj përballje nuk është konfirmuar mirëpo besohet se ndeshja do të zhvillohet në muajin prill.
Fury postoi një histori në Instagram menjëherë pas njoftimit duke lënë të kuptohet se lufta kundër Whyte do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar.
Whyte ka qenë prej kohësh pretendenti numër 1 i WBC-së, por u emërua zyrtarisht si sfidues për brezin e Fury-t pasi “The Gypsy King” mundi Wilderin për herë të dytë.
Tani pritet që Anthony Joshua të ndeshet me Oleksandr Usyk për titujt IBF, WBA dhe WBO. /Gazeta Sinjali Sporti/