image Konfirmohet një viktimë nga Podujeva në aksidentin tragjik në Kroaci, dyshohet dhe për një tjetër

Diasporë

Konfirmohet një viktimë nga Podujeva në aksidentin tragjik në Kroaci, dyshohet dhe për një tjetër

news image

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 44 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, fillimisht ishte e vështirë për t’i identifikuar, disa orë pas tragjedisë, policia arriti të bënte lidhjen e viktimave me dokumentet e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima është Sevdail Rrushtemi nga fshati Pakashticë e Komunës së Podujevës.

Lajmi është konfirmuar nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka thënë se ka dyshime se është edhe një viktimë tjetër nga Podujeva në këtë aksidenti, mirëpo po i presin konfirmimet zyrtare.

“Ka indikacione se është edhe një viktimë nga ky aksidnet, mirë po i presim konfirmimet zyrtare”, tha ai për Sinjalin./Gazeta Sinjali/