Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 44 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, fillimisht ishte e vështirë për t’i identifikuar, disa orë pas tragjedisë, policia arriti të bënte lidhjen e viktimave me dokumentet e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Viktima është Sevdail Rrushtemi nga fshati Pakashticë e Komunës së Podujevës.
Lajmi është konfirmuar nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka thënë se ka dyshime se është edhe një viktimë tjetër nga Podujeva në këtë aksidenti, mirëpo po i presin konfirmimet zyrtare.
“Ka indikacione se është edhe një viktimë nga ky aksidnet, mirë po i presim konfirmimet zyrtare”, tha ai për Sinjalin./Gazeta Sinjali/