image Konfirmohet nga AAK: Mustafa e Haradinaj në takim për mocionin e mosbesimit

Kosovë

Politikë/ Konfirmohet nga AAK: Mustafa e Haradinaj në takim për mocionin e mosbesimit

news image

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj janë duke e zhvilluar një takim lidhur me mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj.

“Se ku po zhvillohet takimi nuk e di, por që po zhvillohet takimi, po e vërtetë është”, tha Nitaj.

I pyetur se a është mocioni i mosbesimit arsyeja e takimit të tyre, Nitaj tha se “sigurisht që po”.

Kujtojmë që gjatë një konfernce mbrëmë, Mustafa njoftoi se pas shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, partia e tij e cila është partnere në koalicion është duke e përgatitur mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Kurse, gjatë ditës së sotme, Veliu tha për televizionin publik se sot do të fillojë mbledhja e nënshkrimeve për hedhjen e mocionit për votim në Kuvendin e Kosovës. /Gazeta Sinjali/