image Konfirmohet lajmi për zgjerimin e stadiumit ‘Fadil Vokrri’

Futboll

Sport/ Konfirmohet lajmi për zgjerimin e stadiumit ‘Fadil Vokrri’

news image

Kapaciteti në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do të zgjerohet në tri pjesë të stadiumit.

Këtë e ka konfirmuar Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili zbuloi se ‘Fadil Vokrri’ do të zgjerohet në tribunat e veriut, jugut dhe lindjes.

Ai tregoi se tashmë kanë filluar diskutimet në mes të Komunës së Prishtinës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kësisoj, kapaciteti i stadiumit pritet të rritet nga 13.500 në 20 mijë./Gazeta Sinjali/

Komuna e Prishtinës ka filluar diskutimet me Federatën e Futbollit të Kosovës për zgjerimin e kapaciteteve në stadiumin…

Posted by Shpend A. Ahmeti on Thursday, October 31, 2019