Kapaciteti në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do të zgjerohet në tri pjesë të stadiumit.
Këtë e ka konfirmuar Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili zbuloi se ‘Fadil Vokrri’ do të zgjerohet në tribunat e veriut, jugut dhe lindjes.
Ai tregoi se tashmë kanë filluar diskutimet në mes të Komunës së Prishtinës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.
Kësisoj, kapaciteti i stadiumit pritet të rritet nga 13.500 në 20 mijë./Gazeta Sinjali/