image Konfirmohen edhe 62 raste të reja me koronavirus në Maqedoni të Veriut

Rajon

Konfirmohen edhe 62 raste të reja me koronavirus në Maqedoni të Veriut

news image

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut nga janë konfirmuar edhe 62 raste të reja me koronavirus.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik të Maqedonisë raste e reja janë nga Shkupi, Kumanova, Shtipi, Tetoca, Struga, Velesi, Gostivari, Koçani dhe Vallandovi.

“Sipas qyteteve, 24 raste të reja janë regjistruar vetëm në Shkup, Kumanov 2, Shtip 14, Tetovë 12, Strugë 4 ,Veles 1, Gostivar 3, Koçani 1, Vallandov 1”, thuhet në njoftimin e këtij Instituti.

Ndërkaq, bëhet e ditur se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 17 persona të shëruar, 9 prej të cilëve vijnë nga Tetova, 5 prej të tjerë nga Shkupi, një nga Komanova, një nga Manastiri dhe një tjetër nga Gostivari.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit dy pacientë kanë humbur jetën si pasojë e COVID- 19. Dy viktima janë nga Gostivari dhe Struga.

Sipas statistikave të fundit  nga fillimi i pandemisë atje janë diagnostifikuar  2.226 persona me koronavirus, prej të cilëve 1.552 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 133 pacientë./Gazeta Sinjali/