image Konfirmohet aksidenti në Pejë, përfshihet një veturë e Policisë - lëndohen katër persona

Siguri

Konfirmohet aksidenti në Pejë, përfshihet një veturë e Policisë – lëndohen katër persona

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Papa Klimenti” në qytetin e Pejës, ku janë përfshirë dy automjete, njëra prej të cilave veturë zyrtare e Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se nga ky aksident kanë pësuar lëndime të lehta katër persona.

 “Ka ndodhur një aksident në rrugën Papa Klimenti në Pejë, mes dy veturave, njëra prej tyre  e Policisë , katër persona kanë pësuar lëndime të lehta janë dërgu për trajtim në spital”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/