image Konfirmohen raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Rajon/ Konfirmohen raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

news image

Maqedonia e Veriut ka konfirmuar dy raste të reja me koronavirus, ditën e sotme duke e çuar në 9-të numrin total të të infektuarve.

Njoftimin e bëri ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një deklaratë për shtyp.

Dy personat e infektuar janë fqinjët e çiftit nga Dibra, që pak ditë më parë rezultuan të prekur nga ky virus.

Filipçe kërkoi nga qytetarët të respektojnë rekomandimet ndërsa paralajmëroi edhe masa shtesë si mbrojtje nga koronavirusi./Gazeta Sinjali/