image Konfirmohen katër raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Rajon/ Konfirmohen katër raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

news image

Ministria e Shëndetësisë ka konfimuar se janë shënuar katër raste të reja të infektimit nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se pacientët me koronavirus janë në gjendje stabile shëndetësore përveç pacientes së parë nga Dibra, e cila është në gjendje të përkeqësuar.

“Sot erdhën testimet për 10 pacientë tjerë nga Dibra, prej të cilëve katër janë pozitiv”, thotë Filipçe duke shtuar se Dibra dhe Qendër Zhupa shpallen zonë krize dhe se gjatë pasdites do të njoftohet për detajet se çfarë do të thotë e kësaj shpallje dhe se në këto territore do të ketë kufizim të lirisë së lëvizjes, njoftojnë mediat vendore.

Ai njoftoi se edhe një udhëtar nga Komuna e Aerodromit që ka udhëtuar jashtë vendit, i cili pasi kishte temperaturë është testuar dhe ndodhet në izolim bashkë me personat me të cilët ka pasur kontakt.

Momentalisht ka nëntë pacientë në Klinikën për Sëmundje Infektive.

Ndryshe, Ministria e Arsimit në Maqedoninë e Veriut ka marrë vendim për mbylljen e shkollave dhe të institucioneve parashkollore në të gjithë vendin, për dy javë./GazetaSinjali/