Konfirmohen edhe 40 persona të shëruar nga COVID-19
Sinjali.com
12 Korrik 2020 23:39
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar për 40 pacientë të shëruar nga koronavirusi.
Numri total i të shëruarve deri më tani është 2 mijë e 267 raste.
“Sot më 11 korrik 2020, janë shëruar 40 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.562”, njofton IKSHPK në Facebook./ Gazeta Sinjali/