image Konfirmohen 89 raste të reja me koronavirus në Kinë

Botë

Botë/ Konfirmohen 89 raste të reja me koronavirus në Kinë

news image

Kina ka regjistruar 89 raste të reja të koronavirusit vetëm më 13 prill, për dallim nga 108 të një dite më parë, tha autoriteti shëndetësor kinez të martën.

Transmetuesi shtetëror i Kinës kishte raportuar më parë se 79 nga rastet e konfirmuara të ditës ishin në provincën verilindore të Heilongjiang, e cila ndan një kufi me Rusinë.

Numri i rasteve totale të konfirmuara në Kinë tani arrin në 82 mijë e 224.

Numri i vdekjeve të tij nga pandemia qëndron në 3.341, pa vdekje të reja në 13 Prill./Gazeta Sinjali/