Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 49 raste të reja me koronavirus, derisa janë shëruar 53 të infektuar, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook.
“Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, 53 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa nga 680 testime që janë bërë, pozitiv kanë rezultuar 49, ndërsa fatkeqësisht kemi 2 jetë të humbura”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/