image Konfirmimi i aktakuzës së Speciales kundër Veselit, Pacolli: Ai do të dalë dinjitetshëm nga ky proces

Kosovë

Konfirmimi i aktakuzës së Speciales kundër Veselit, Pacolli: Ai do të dalë dinjitetshëm nga ky proces

news image

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës ndaj kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nga Gjykata Speciale, raporton Gazeta Sinjali.

Pacolli ka thënë se Veseli do të dalë dinjitetshëm nga ky proces, i cili thotë se është i pakuptimtë për të, duke shtuar se “drejtësia do të triumfojë”.

“Lufta e popullit të Kosovës për liri, nën ombrellën e UÇK është e shenjtë dhe e lavdishme. Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli si njëri ndër bartësit e saj, dinjitetshëm do të dalë nga ky proces i pakuptueshëm për ne. Agresori ka qenë shteti serb që ka kryer krime ndaj civilëve. Drejtësia do të triumfojë pa marrë parasysh përpjekjet për dëmtimin e shtetit të Kosovës. Unë sot, solidarizohem me Kadriun dhe luftëtarët e UÇK-së tonë”, ka shkruar Pacolli në Facebook./Gazeta Sinjali/