Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sot ministria që ajo udhëheq, ka proceduar për konsultime publike draftin e Koncept Dokumentit për Zhvillimin e Procesit të Vettingut në Sistemin e Drejtësisë, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu, deri më 19 gusht çdo zyrtar publik dhe qytetar i Republikës së Kosovës mund t’i dërgojë komentet e tij për këtë koncept dokument.
“Vettingu është një projekt i jashtëzakonshëm që si prioritet strategjik ka përmirësimin e integritetit të institucioneve të drejtësisë në Kosovë dhe rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.”
“Andaj, nga sot deri më datën 19 gusht i mirëpresim komentet e çdo zyrtari publik, por edhe qytetari, për këtë Koncept Dokument, ashtu që të arrijmë ta finalizojmë këtë proces në mënyrën më të suksesshme”, shkroi ajo në Facebook./Gazeta Sinjali/