Një grup i shoqatave profesionale dhe organizatave joqeveritare me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, me lidhje me Kosovën, u kanë kërkuar autoriteteve publike atje që ta marrin në konsideratë ndihmën për Kosovën që të sigurojë vaksina për COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
“U kërkojmë autoriteteve publike britanike që të tregojnë solidaritet me Kosovën që t’i mundësojë të sigurojë vaksinat që janë të nevojshme kundër COVID-19 për të shmangur një katastrofë të mundshme njerëzore”, është shkruar në letrën e hapur që ka adresuar komuniteti shqiptar atje.
Në arsyetimin për kërkesën, është theksuar se Kosova është Republikë e re dhe se aktualisht ka shkallën më të ulët të vaksinimit në Evropë, kjo për shkak të gjendjes ekonomike dhe mungesës së numrit të mjaftueshëm të personelit mjekësor me trajnim adekuat.
“Kosova po hyn në një fazë të rrezikshme të pandemisë pa asnjë vaksinë në horizontin me transmetim të shpejtë në komunitet”, thuhet në letër./Gazeta Sinjali/