image Komunat që nuk kanë raste aktive me COVID-19

Shëndetësi

Komunat që nuk kanë raste aktive me COVID-19

news image

Komuna e Prishtinës po vazhdon të jetë e para sa i përket numrit të rasteve aktive me koronavirus në Kosovë, me gjithsej 388 raste, shkruan Gazeta Sinjali.

Në bazë të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 269 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë të raportuara gjatë ditës së stome, 63 janë regjistruar në Prishtinë.

Ferizaj është komuna e dytë me më së shumti raste të raportuara nga MSH gjatë ditës së sotme, ku kjo komunë ka 25 raste pozitive në 24 orë, kurse numri total i rasteve aktive është 187.

Kurse nga të dhënat e publikuara nga MSH-ja aktualisht janë njëmbëdhjetë komuna të cilat nuk e kanë asnjë rast aktiv me koronavirus si ajo e Leposaviqit, Zveçanit, Mamushës, Parteshit, Shtërpcës, Ranillugut, Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Hanit të Elezit, Kllokotit dhe Graçanicës.

MSH-ja ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 1 mijë e 903.

/Gazeta Sinjali/