image Komuna e Vushtrrisë jep një lajm të mirë për mërgimtarët që vijnë verës

Sociale

Komuna e Vushtrrisë jep një lajm të mirë për mërgimtarët që vijnë verës

news image

Komuna e Vushtrrisë ka vendosur sot se që nga 1 qershori deri më 1 shtator 2021, oborrin e Shtëpisë së Kulturës dhe parkingun tek Muzeu i Qytetit, të jenë në dispozicion të diasporës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, kjo është bërë për shkak se tash e dy vite ka munguar ardhja e diasporës, dhe me lehtësimin e masave antiCOVID, ata kanë organizuar edhe festivalin “Ditët e Diasporës”.

“Sot Bordi i Drejtorëve të Komunës ka vendosur që nga 1 Qershori deri më 1 shtator 2021, oborri i Shtëpisë së Kulturës dhe parkingu i tek Muzeu i Qytetit do të jetë në dispozicion të diasporës vushtrriase.

Ka dy vite që na mungon ardhja e diasporës në Vushtrri, prandaj me lehtësimin e masave anti Covid, DKRS ka përgatitur edhe festivalin “Ditët e Diasporës” ku do të ketë program të pasur kulturor për të gjithë bashkëatdhetarët tanë”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Gazeta Sinjali/