SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIKShtime, 7 shkurt 2020 – Duke parë të arsyshme nevojën për sqarim të opinionit publik lidhur me publikimet e fundit nëpër portale të flamurit shtetëror të Republikës së Kosovës, të kthyer në pozitën mbrapsht para objektit të Komunës së Shtimes, bëjmë të ditur se flamuri në fjalë ka qenë i vendosur në mënyrë të dinjitetshme mirëpo nga era e fuqishme është kthyer mbrapsht. Andaj, mund të shihni përmes këtij video-linku se si ka lëvizur flamuri nga era edhe pse është i vendosur konform Ligjit për Përdorimin e Simboleve Shtetërore të Kosovës.
Gepostet von Komuna Shtime am Freitag, 7. Februar 2020