image Komuna e Rahovecit pas vendimit të qeverisë redukton numrin e zyrtarëve komunal

Kosovë

Komuna e Rahovecit pas vendimit të qeverisë redukton numrin e zyrtarëve komunal

news image

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka marrë vendim që të reduktojë stafin e zyrtarëve komunal, përveç personelit shëndetësor dhe inspektoratit komunal. Kjo pas vendimit të fundit që qeverisë, si masë parandaluese ndaj përhapjes së koronavirusit.

Kjo është bërë e ditur nga vetë kryetari përmes një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.

“Reduktohet stafi i zyrtarëve komunal në të gjithë sektorët përveç: personelit shëndetësor dhe Inspektoriatit komunal, si masë preventive ndaj infeksionit Corona Virus(COVID -19).

Për çdo plotësim apo ndryshim të këtij vendimi, zyrtarët komunal do të njoftohen me kohë”, ka shkruar Latifi në Facebook.

https://www.facebook.com/SmajlLatifi50/photos/a.429092140782944/1051962758495876/?type=3&theater

Më tej, Latifi ka bërë apel që të mos krijohet frikë, por të shtohet kujdesi.

Në Kosovë aktualisht janë konfirmuar 13 raste me koronavirus./Gazeta Sinjali/