image Komuna e Rahovecit ndan nga 200 euro për të posalindurit

Sociale

Komuna e Rahovecit ndan nga 200 euro për të posalindurit

news image

Kuvendi i Komunës së Rahovecit ka marrë vendim që nga buxheti i kësaj komune të ndahen nga 200 euro për secilin fëmijë të posalindur në këtë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, përmes një postimi në Facebook.

“Sot, me propozimin tim dhe drejtorisë së Shëndetësisë, nga anëtarët e Kuvendit të Komunal të Rahovecit, u miratua vendimi, që gratë ose nënat, për çdo lindje të fëmijës, të përkrahen me 200 €.Dua t’i falënderoj kuvendarët që e mbështetën këtë nismë”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/